Sistemet Multisplit Inverter – Hisense
Zgjidhje fleksibël dhe efikase për çdo ambient.
Sistemet Multisplit Inverter të Hisense ju lejojnë të lidhni 1 njësi të jashtme me 2 deri në 5 njësi të brendshme, duke kursyer hapësirë dhe energji në instalim dhe funksionim.
Kapacitetet e njësive të brendshme mund të jenë të ndryshme, sipas nevojave të çdo ambienti.
Hisense ofron një gamë të gjerë njësish të brendshme, të përshtatshme për çdo stil dhe funksionalitet të brendshëm – nga dyshemeja, deri tek modelet murale apo kasetat në tavan.