- Klima ideale për çdo stinë
Airplus Clima System është një kompani e specializuar në sistemet moderne të kondicionimit dhe ngrohjes/ ftohjes, me qendër në Lezhë.
Ne bashkëpunojmë me disa nga markat më të njohura ndërkombëtare në industrinë e klimatizimit, si Mitsubishi Electric, Hisense, Clivet, dhe Senio Clima, duke ofruar produkte të certifikuara dhe me efikasitet të lartë energjetik.
Ne kemi sisteme kondicionimi Monosplit, Multisplit, VRF, HVRF, dhe sisteme ngrohje-ftohje, uji të ngrohtë sanitar Ecodan – të gjitha të përshtatura sipas nevojave specifike të klientit.
Me vite përvojë në treg dhe një ekip të dedikuar profesionistësh, ne ofrojmë zgjidhje të avancuara për komoditetin dhe klimën ideale në çdo hapësirë – qoftë banesë, zyrë apo ambient industrial.
Jemi të përkushtuar të ofrojmë komfort, cilësi dhe besueshmëri për çdo klient që na beson. Nëse po kërkoni një sistem efikas për kontrollin e klimës, jeni në vendin e duhur!
Tek Airplus Clima Systems, ne besojmë në cilësinë, shërbimin e besueshëm dhe në kujdesin ndaj klientit.
Ofrimi i konsulencës profesionale, instalimit korrekt, mirëmbajtjes afatgjatë dhe garancisë së produkteve janë vetëm disa nga angazhimet tona ndaj çdo bashkëpunimi.