Hotel Ylli

airplus clima, lezhe, kondicioner mitsubishi electric, hotel ylli, kondicioner hisense

Sistemi VRF nga Mitsubishi Electric është ndërtuar tek Hotel Ylli në qytetin e Lezhës.
Për realizimin e këtij projekti, investitorët iu drejtuan kompanisë fonë AIR-PLUS.

Pas një analize të detajuar të projektit nga ana e inxhinierëve të UNI-KLIMA-s, u vendos që zgjidhja më efikase do të ishte përdorimi i sistemit CITY MULTI VRF me pompë nxehtësie e tipit Y.


Për brendësinë e ambienteve, u zgjodh një kombinim i njësive kanalore PEFY-P dhe kasetë me fryrje në katër drejtime PLFY-P, për të garantuar një shpërndarje optimale të ajrit dhe komoditet maksimal për vizitorët e hotelit.

Në ambientet e bar-restorantit të hotelit janë instaluar njësitë kasetë PLFY, të cilat ofrojnë shpërndarje të balancuar të ajrit në katër drejtime dhe garantojnë efikasitet të lartë në ftohje dhe ngrohje. Ndërkohë, në dhomat e hotelit janë përdorur njësitë kanalore PEFY-P, që mundësojnë një zgjidhje diskrete – duke lënë të dukshme vetëm grilat për fryrjen e ajrit.
Të dy llojet e njësive dallohen për funksionimin e tyre jashtëzakonisht të qetë, çka i bën veçanërisht të përshtatshme për ambiente që kërkojnë qetësi dhe komoditet maksimal.

Nga ana tjetër, njësitë e jashtme PUHY-P ofrojnë efikasitet të lartë energjetik dhe janë të pajisura me teknologji të avancuar për kontrollin e zhurmës, duke garantuar performancë të shkëlqyer si në ftohje, ashtu edhe në ngrohje.
Në përmbledhje, një zgjidhje ideale për sektorin e hotelerisë, ku rehatia e klientit dhe funksionimi pa zhurmë janë përparësi kryesore.

Shpërndaje këtë artikull me miqtë

Facebook
Twitter
Email
WhatsApp

Projektet e fundit